Aktivitetet

Koncertet e tij të para ishin nëpër sheshet e qyteteve të vogla, ku ai mahniste publikun me vokalin e tij të fuqishëm dhe ndjenjën e thellë të emocioneve që shpërndante.

Pas disa vitesh, Ervisi u bë një figurë e njohur në botën e muzikës folklorike shqiptare dhe në vitin 2016, ai u bë pjesë e Maratonës “Këngë Moj”, ku arriti të fitojë zemrat e dëgjuesve me interpretimin e këngëve të tij si dhe të këngëve më të njohura të Muzikës Popullore Shqiptare. Ky sukses e ndihmoi të fitojë një audiencë më të gjerë dhe të krijojë lidhje me publikun, si pak kolegë të tij.

Interpretimi

Motivimi i Ervisit për të kënduar ka qenë dhe është gjithmonë një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë muzikore shqiptare.

Ndërsa ushqen pasionin për muzikën popullore, Ervisi ka një vizion më të gjerë për t’i dhënë këngës popullore një dimension më modern dhe ndërkombëtar. Ai beson se, muzika është një mënyrë e fuqishme për të shpërndarë historinë e popullit shqiptar dhe për të lidhur breza të ndryshëm. Përveç këngëve të tij tradicionale, ai shpesh përdor elemente moderne dhe ritme të reja për të rikthyer këngët popullore në një formë të re, pa humbur esencën e tyre.

Historiku i publikimit

të këngëve

  • 22.07.2024Kshu më mërzit mua

    Ervis Beahri & Deivis Myslymi
  • 10.07.2023O baba

    Ervis Behari
  • 23.11.2022Si ma do kafenë

    Ervis Behari
  • 18.11.2021Si qershia

    Ervis Behari
  • 07.06.2020Zotrote

    Ervis Behari
  • 20.09.2019Dale dale

    Ervis Behari
  • 22.06.2019Çupa e pleqërisë

    Ervis Behari
  • 05.09.2018Plaka mbi taka

    Ervis Behari
  • 31.03.2018Dajo

    Ervis Behari
  • 21.09.2017Shamia

    Ervis Behari
  • 12.09.2017Xhixhile

    Ervis Behari ft. Nik T
  • 04.04.2017Nënë

    Ervis Behari
  • 02.12.2016Malli yt

    Ervis Behari
  • 26.09.2016Bëj shaka

    Ervis Behari
  • 24.09.2016Lule moj lule

    Ervis Behari
  • 21.06.2016Djalëri

    Ervis Behari
  • 17.12.2015Si do vejë halli

    Ervis Behari
  • 27.07.2015Këngët e vendit tim

    Ervis Behari

Edukimi i brezave të rinj të muzikantëve!

Përveç karrierës muzikore, Ervisi ndonëse i ri në moshë, ka një ndikim të madh në edukimin e brezave të rinj të muzikantëve.

Suksesi i tij, angazhimi për ruajtjen e traditave dhe pasioni për muzikën, e kanë bërë një nga emrat më të degjuar dhe respektuar në historinë e muzikës shqiptare.